Edhe pse ende jemi larg nga afati kalimtar i janarit, Real Madridi që tani ka filluar të mendojë për transferimet e ardhshme.
Sipas Don Balon, emri më i ri në radarin e Florentino Perezit është Piotr Zielinski.
Presidenti i Los Blancos, ashtu edhe trajneri Julen Lopetegui kanë dëshirë të shikojnë polakun në skuadrën e tyre.
Zielinski njihet për angazhimin e tij të madh në fushë dhe që kur u transferua nga Udinese në vitin 2016 për 15 milionë euro, ai ka qenë një nga më të mirët te Napoli.
Por, duke parë interesimin e Realit, napolitanët janë duke menduar t’i ofrojnë rinovim lojtarit.
24-vjeçari aktualisht ka klauzolë 65 milionë euro, që vlen vetëm për klubet e huaja. Gjithsesi, me kontratën e re e cila pritet të jetë deri në vitin 2023, klauzola pritet të largohet, ose rritet dyfish.
Zielinski kërkohet edhe nga Chelsea e Maurizio Sarrit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=c9Go7HbAOrQ