Telegrafi

Reali rivalizon Unitedin, Barçën dhe Chelsean për portugezin

Zinedine Zidane thuhet se e sheh reprezentuesin portugez si alternativë e përkryer për Luka Modricin.

Real Madrid është duke i përgatitu 50 milionë euro për mesfushorin e Valencias Andre Gomes, sipas Marcas.

Por, skuadra spanjolle kërkon 65 milionë euro për 22-vjeçarin, por madrilenët janë të gatshëm të ndajnë 50 milionë euro dhe dhjetë të tjera ti paguaj vitin tjetër, transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se Manchester United, Chelsea dhe Barcelona gjithashtu po kërkojnë shërbimet e mesfushoriy.

Madrid është përpjekur që të nënshkruajë me Gomesin gjatë verës së kaluar, por Valencia atëbotë kërkonte 80 milionë euro. /Telegrafi/