Telegrafi

Reali rikthen epërsinë ndaj Bilbaos me anë të Casemiros (Video)

Athletic Bilbao ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit në 1-1, por pas tre minutash Los Blancos rikthyen epërsinë në 1-2.

Goli i barazimit erdhi nga Aritz Aduriz në minutën e 65-të pas asistimit nga Raul Garcia.

Por, epërsia e mysafirëve u rikthye nga Casemiro në minutën e 68-të pas asistimit nga Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/