Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë euro të Liverpoolit për talentin Marco Asensio.
Lajmin e japin dy mediume, AS dhe Cadena Cope, ku thuhet se klubi nga Merseyside kanë bërë ofertë për lojtarin.
Ai erdhi nga Real Mallorca në vitin 2015 për 4 milionë euro.
Lojtari ka gjetur hapësira të mjaftueshme te klubi mbretëror pas kthimin nga huazimi te Espanyol.
Ai ka bërë 29 ndeshje në këtë sezon dhe ka shënuar gola.
Për lojtarin është bërë ofertë prej 50 milionë euro, por që Real Madridi e ka refuzuar . /Telegrafi/