Real Madridi refuzoi t’ia bënte Korridorin e Nderit Barcelonës që u shpall kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018.
Pas fitores ndaj Deportivo la Corunas, Blaugranët u shpallën matematikisht kampionë të Spanjës, mirëpo në ‘el Clasico’, krerët e Los Blancos vendosën të mos e nderonin rivalin e përbetuar me atë që njihet si Korridor i Nderit.
Mirëpo, falë aftësive improvizuese të Gerard Pique, katalunasit ia bënë vetes Korridorin e Nderit.
Mbrojtësi i Barcës e mori mikrofonin dhe u tha tifozëve se do ta bënin gjithçka vet.
“Meqë jemi familje dhe ata nuk deshën të na bënin Korridorin e Nderit, kërkoj nga stafi ynë që ta bëjë dhe do ta bëjë”.
https://twitter.com/RMadridBabe/status/993238749575352320
“Ky është Korridori i Nderit për djemtë që kujdesen për Barcelonën”, është shprehur Pique.
Dhe gjithçka shkoi bukur me mbështetjen e gjithë atyre tifozëve në Camp Noue, megjithëse duhej të ishte vetëm një improvizim. /Telegrafi/
Barca players given a guard of honour by club staff. Pique says (via @HelenaCondis): "As Madrid didn't give us one, the club staff did." pic.twitter.com/OuVTzEicnn
— Rik Sharma (@riksharma_) May 6, 2018