Telegrafi

Reali publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Celta Vigos, mungon Hazard

Eden Hazard (Foto: Marca.com)

Celta Vigo do të jetë nikoqir i Real Madridit për ndeshjen hapëse të sezonit 2019/20 në La Liga.

Los Blancos do të shpresojnë që t’i marrin tri pikë në këtë përballje, në mënyrë që ta fillojnë mbarë sezonin e ri.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane do të ketë kokë-dhimbje shkaku i disa mungesave.

Pas Dani Carvajalit, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve të marrë në sezonin e kaluar, Reali do të vuaj edhe mungesën e Hazardit.

Lexo po ashtu Shtyhet debutimi i Hazardit në La Liga, belgu do t'i mungojë Realit në ndeshjen hapëse të sezonit

Belgu do t’i mungojë Mbretërve në takimin ndaj Celtas shkaku i lëndimit shkaku i lëndimit që ka pësuar në muskulin e këmbës së djathtë.

Madrilenët kanë publikuar listën për përballjen që zhvillohet nesër (e shtune) nga ora 17:00. /Telegrafi/