Telegrafi

Reali i prekur nga lëndimet, “maestro” Iniesta gati për El Clasico

Real Madridi ka telashe me lëndimet para duelit më të madh të planetit ndaj Barcelonës.

Mbretërit që kanë dëshmuar se po menaxhojnë mirë me të lënduarit, do të kenë sërish mungesa.

Deri tash mungesa të konfirmuara janë ato të Gareth Bale për shkak të lëndimit në nyje, kurse Coentrao vazhdon të jetë jashtë për shkak të lëndimit në ije.

Kroos me dëmtim në shputë dhe Alvaro Morata me dëmtimin muskular nuk pritet të rrezikohen nga Zidane për duelin më të madh në Spanjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth El Clasicos!

Jordi Alba për shkak të lëndimit në nyje mbetet në dyshim të madh për duelin, teksa Jeremy Mathieu sigurt nuk do të paraqitet.

Baba i mesfushës Andres Iniesta pritet që të kthehet pas një mungese të gjatë dhe ai pritet të jetë shtues i vetëbesimit për Blaugranët.

Mbetet të shihet nëse lëndimet do të ndikojnë te Real Madridi për sfidën vështirë në Camp Nou. /Telegrafi/