Ndërkohë që Real Madridi po turpërohej prej Ajaxit, Sergio Ramos e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit të Santiago Bernabeus.
Madrilenët u poshtëruan para shikuesve të vetë nga holandezët dhe kështu u eliminuan pas tre vite të dominimit në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë njëri që ra në sy ishte mbrojtësi spanjoll, Ramos, i cili ishte suspenduar shkaku i përmbushjes së numrit të nevojshëm të kartonëve të verdhë.
Ai këtë rast e ka shfrytëzuar për xhirimet e një dokumentari biografik, të cilën tash e sa kohë ka filluar e kishte planifikuar.
Filmi i spanjollit është pjesë e shumë filmave që kohët e fundit po realizon platforma e shitjes së filmave online, Amazon.
Ramos pas përfundimit të pjesës së parë zbriti në dhomën e veshjes për të inkurajuar bashkëlojtarët dhe gjithashtu kërkoi mbështetjen e tifozëve para ndeshjes.
Ndryshe, mbrojtësi ka fituar gjithçka që mund të fitohet në karrierë me klubin madrilen si dhe kombëtaren spanjolle. /Telegrafi/