Telegrafi

Reali po mendon ta rikthej James Rodriguezin

Foto: Bayern Munich/Twitter

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez mund të rikthehet në Real Madrid.

Kampionët e Evropës e kanë huazuar kolumbianin tek Bayern Munich për një periudhë dy vjeçare.

Por ‘Los Blancos’, janë duke tentuar të ndryshojnë komplet skuadrën pas largimit të Ronaldos.

Kësisoj madrilenët janë duke menduar ta rikthejnë në skuadër James Rodriguezin nga Bayern Munich.

Marca shkruan se James mund të rikthehet në Madrid pas dy largimeve të mëdha si Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo.

James Rodriguez (Getty Images)

Ish-anëtari i Portos dhe Monacos gjithmonë ka treguar dashuri për klubin nga Madridi.

Rikthimi i tij duket i vështirë pasi edhe bavarezët janë të interesuar ta mbajnë në klub.

Ndërkohë së fundmi interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze Chelsea dhe Arsenal.

Mbetet të shihet se ku do të vazhdoj karrierën 27-vjeçari kolumbian. /Telegrafi/