Telegrafi

Reali po mendon për transferimin e Isak

Real Madridi pritet të bëjë disa ndryshime për edicionin e ri në repartin ofensivë.

Karim Benzema do të vazhdojë të mbetet sulmuesi kryesor i Los Blancos, por dy të tjerë pritet të largohen nga ky repart.

Mariano Diaz dhe Luka Jovic do të shiten gjatë verës, pasi nuk pëlqehen nga trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

E për zëvendësuesin e Benzemas, Reali po mendon transferimin e sulmuesit suedez Alexander Isak.

21-vjeçari ka shënuar 17 gola dhe ka bërë dy asistime në edicionin e kaluar në La Liga, duke qenë më i miri te Sociedad.

Ancelotti e pëlqen shumë sulmuesin i cili ka shkëlqyer edhe në Evropian dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha si Roma, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United e Milan, por Reali duket se tani është në përparësi.

Gjtihsesi drejtuesit e klubit spanjoll Real Sociedad janë gati ta shesin yllin e tyre nëse vije ndonjë ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/