Real Madridi pritet ta kompletojë transferimin e Kylian Mbappes gjatë kësaj vere dhe do ta lejojë që ta kalojë sezonin e ri në formë huazimi te klubi aktual, Monaco – njofton AS.
18-vjeçari është një prej lojtarëve më të kërkuar në këtë afat kalimtar, pasi konsiderohet si sulmues me shumë perspektivë.
Kjo ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen klubet kryesore evropiane, në mesin e tyre Los Blancos, Paris Saint-Germaini dhe Chelsea.
Drejtorët e Realit janë të bindur se do ta fitojnë garën për nënshkrimin e Mbappes gjatë këtij afati kalimtar.
Vet lojtari ëndërron të luajë në Santiago Bernabeu, ndërsa oferta e Mbretërve i konvenon edhe Monacos, pasi sulmuesi do të luante edhe një sezon te kampioni i Ligue 1. /Telegrafi/