Site icon Telegrafi

Reali pëson humbjen e parë grupore, Leipzigu në pozitë të mirë për kualifikim

(Foto: Twitter/RB Leipzig)

RB Leipzigu ka arritur t’ia shkaktojë humbjen e parë Real Madridit (3-2) në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Josko Gvardiol shfrytëzoi një top të kthyer për ta zhbllokuar rezultatin me një gol me kokë (13’).

Nuk vonoi shumë dhe vendasit e shënuan edhe golin e dytë, realizues ishte Christopher Nkunku (18’).

(Foto: Twitter/RB Leipzig)

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Vinicius Junior e ngushtoi rezultatin pas një harkimi preciz nga Marco Asensio (44’).

Në gjysmën e dytë, vendasit e shënuan edhe golin e tretë përmes Timo Werner (81’), i cili u asistua nga Mohamed Simakan.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Një tjetër gol për Los Blancos e realizoi Rodrygo në minutat shtesë (90’+4) duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Real Madridi i kualifikuar është lider i Grupit F me dhjetë pikë, ndërsa RB Leipzigu ka një pikë më pak dhe me barazim ndaj Shakhtar Donetskut në raundin e fundit do të kualifikohet tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version