Site icon Telegrafi

Reali përshëndetet me Casemiron: Këtu do të jetë gjithmonë shtëpia e tij

Casemiro është larguar nga Real Madridi pas nëntë viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Mesfushori brazilian iu bashkua gjigantit spanjoll në janarin e vitit 2013 derisa kaloi një vit si i huazuar te Porto.

Por nga viti 2015, Casemiro ka qenë një titullar i padiskutueshëm në mesfushën e Los Blancos duke arritur shumë suksese.

Manchester United ka paguar 70 milionë për t’i fituar shërbimet e brazilianit, derisa 30-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Gjatë qëndrimit në Madrid, Casemiro ka fituar 17 trofe, ku pesë herë prej tyre fituan Ligën e Kampionëve.

Tani ka ardhur edhe përshëndetja nga Real Madridi, që ka shkruar se ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e brazilianit.

“Real Madrid dhe Manchester United kanë arritur akordin në lidhje me transferimin e Casemiros. Real Madrid dëshiron të shprehë gjithë mirënjohjen dhe dashurinë për Casemiron, një lojtar që tashmë është pjesë e legjendës së këtij klubi”.

“Reali është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i urojmë Casemiros dhe familjes fat në fazë të re të jetës”, thuhet në njoftimin e Los Blancos. /Telegrafi/

Exit mobile version