Site icon Telegrafi

Reali pendohet, nuk e shet Jamesin

Real Madrid ende nuk ka vendosur për të ardhmen e James Rodriguez.

Kolumbiani prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Bernabeu”, por sipas mediave spanjolle, ‘Los Blancos’, ka ndërruar mendjen dhe nuk dëshirojnë ta shes ish-sulmuesin e Monacos.

Manchester United, Manchester City, Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, janë klubet që kanë shprehur interesim për James, i cili nuk ka treguar më të mirën e tij në sezonin që e kemi lënë prapa.

Raportohet se madrilenët dëshirojnë ta mbajnë kolumbianin, duke injoruar të gjitha ofertat, edhe pse PSG është e gatshme të paguajë rreth 90 milionë euro për ta sjell atë në kryeqytetin e Francës.

Exit mobile version