Site icon Telegrafi

Reali ofron Ronaldon dhe 200 milionë euro për Neymarin

Real Madrid po kalon një ndër sezonet më të dobëta në historinë 116 vjeçare të klubit.

Madrilenët janë 16 pikë pas rivalit të përbetuar të Barcelonës, të cilët kryesojnë si e vetëm renditjen tabelore të La Ligas.

Por, Los Blancos tashmë kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm duke përfshirë një numër të madh të transferimeve.

Braziliani deri më tani ka pasur 14 paraqitje për parasienët duke shënuar 11 gola

Në listë si prioritet gjendet sulmuesi i PSG-së, Neymar i cili kohët e fundit ka shkaktuar probleme te parisienët.

Sipas Marcas, mbretërit janë të gatshëm të ndajnë 400 milionë euro për sulmuesin brazilian, e cila përfshin edhe rrogën për lojtarin gjatë katër vjetëve.

Një opsion tjetër është edhe ofrimi i 200 milionë eurove dhe Cristiano Ronaldo, i cili këtë sezon nuk po arrin të shkëlqejë në radhët e Realit.

Gjithashtu në listën e skuadrës spanjolle gjenden edhe Harry Kane, Eden Hazard dhe Timo Werner. /Telegrafi/

Ronaldo këtë sezon ka shënuar 13 gola në të gjitha garat
Exit mobile version