Jules Kounde është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin defensivë.
Pas largimit të Sergio Ramos si futbollist i lirë nga klubi, një vend në qendër të mbrojtjes ka mbetur i lirë, pasi trajneri Carlo Ancelotti dëshiron një tjetër futbollist.
Aktualisht te Reali si mbrojtës qendror janë Raphael Varane, Eder Militao dhe Nacho Fernandez, por vetëm francezi shihet si titullar nga tekniku italian.
Ancelotti e pëlqen shumë mbrojtësin francez të Sevillës, Jules Kounde dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.
22-vjeçari ka bërë një sezon të madh me Sevillan dhe çmimi i tij ka shkuar në 65 milionë euro.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi nuk është gati të paguaj aq shumë për lojtarin dhe kanë ofruar shërbimet e mesfushorit Isco.
Përveç Iscos, Los Blancos janë gati të paguajnë edhe 45 milionë euro për afrimin e francezit.
Gjithsesi përveç Realit, në garë për mbrojtësin janë edhe skuadrat angleze si Manchester United, Arenal e Chelsea. /Telegrafi/