Ndërsa drejtorët e Milanit thanë se do ta shkëmbenin Gianluigi Donnarumman për Cristiano Ronaldon, Real Madridi ose PSG mund të ofrojnë James Rodriguezin ose Lucas Mouran në shkëmbim me portierin italian.
“Nëse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe ata duan Donnarumma, atëherë ne jemi gati të bisedojmë me Presidentin Florentino Perez”, ka thënë me shaka drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli në gazetën Corriere dello Sport sot.
Ndërkohë që ishte një koment i lehtë, La Gazzetta dello Sport është i bindur se Milani do të pranonte një marrëveshje shkëmbimi të këtij llojit për portierin e tyre në largim.
Nëse Real Madridi dëshiron Donnarumman këtë verë, atëherë ata mund të tundojnë Rossonerët me James Rodriguez, reprezentuesin kolumbian i cili kërkon më shumë kohë duke luajtur diku tjetër.
Nuk është hera e parë që James është lidhur me Milanin për sezonin e ardhshëm, megjithëse ai gjithashtu është lidhur me një interesim nga Manchester Unitedin dhe Interin.
Kur bëhet fjalë për PSG, ata do të jenë në gjendje të propozojnë një tjetër objektiv të klubit kuqezi – Lucas Moura. /Telegrafi/