Real Madrid do të bëj edhe një transferim pas blerjes së Alvaro Moratas.
Mesfushori i Newcastle United, Moussa Sissoko po përmendet si përforcim i radhës së skuadrës madrilene.
Mediat spanjolle dhe britanike raportojnë se Los Blancos kanë ofruar 35 milionë funte plus dy futbollistë, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për dy talentët e rinj, Marcos Llorente dhe Mariano Diaz, të cilët kanë shkëlqyer në ndeshjet para-sezonale të Realit në SHBA.
Kujtojmë se dyshja e lartpërmendur ka punuar për një kohë edhe nën urdhrat e ish-trajnerit të skuadrës spanjolle, Rafa Benitez, i cili aktualisht është trajner i Newcastlet. /Telegrafi/