Telegrafi

Reali ofron 45 milionë dhe Ceballos për Eriksenin, Tottenhami e do Asension si pjesë të marrëveshjes

Tottenham Hotspur ia ka bërë të qartë Real Madridit se e do Marco Asension si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Christian Eriksenit.  

Real Madridi thuhet se po mendon të ofrojë 45 milionë funte plut shërbimet e të riut Dani Ceballos për yllin e Tottenhamit.

Megjithatë, klubi londinez preferon një yll tjetër si pjesë e marrëveshjes për të lënë të lirë Eriksenin të largohet.

Lexo po ashtu Real Madridi e rikthen Eriksenin si prioritet para Pogbas

Sipas mediumit britanik The Sun, Tottenhami do të jetë i gatshëm të lejojë Eriksenin të bashkohet me Real Madridin, vetëm nëse Los Blancos ofrojnë Marco Asension si pjesë të marrëveshjes.

Tottenhami do të ishte i kënaqur nëse anësori sulmues vjen fillimisht edhe si huazim i thjeshtë, por trajneri Zinedine Zidane nuk është i interesuar të lirojë yllin e Spanjës dhe tashmë ka refuzuar edhe një ofertë nga Juventusi.

Lexo po ashtu Zidane thuhet se nuk e do Pogban, kthen interesimin për Eriksen

Asensio – i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë – u bashkua me Realin nga Mallorca në vitin 2015 dhe ka bërë 44 paraqitje për Mbretërit dhe 22 për Spanjën.

Nëse Los Blancos refuzojnë ta bëjnë atë pjesë të marrëveshjes, mund të shmangin çdo shans që Eriksen të shkojë në La Liga këtë verë. /Telegrafi/