Pasi nuk arriti t’i sigurojë shërbimet e Kylian Mbappe në verën e kaluar, Real Madridi do ta kërkojë nënshkrimin e tij, vetëm në rast se francezi e bën të qartë se dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Interesimi i Los Blancos për kampionin e botës u zbeh, pasi ai vendosi të nënshkruante kontratë të re dhe shumë luksoze me kampionin e Ligue 1.
Megjithatë, spekulimet kanë vazhduar për dëshirën e Mbappe që të luajë për Realin, edhe pse nuk deshi të shkonte para gjashtë muaj.
Në anën tjetër, sipas Marca, Mbretërit nuk duan të shpenzojnë energji rreth 24-vjeçarit dhe nuk i kanë kontaktuar përfaqësuesit e tij.
Madridi do të përgatitë ofertë vetëm në rast se futbollisti e bën publike dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi aktual. /Telegrafi/