Karim Benzema duket se do t’i japë fund aventurës së tij te Real Madridi.
Sulmuesi francez nuk ka bindur këtë edicion me formën e tij duke mos arritur të tregoj thuajse asgjë në fushë.
E durimi i klubit të Real Madridit ka ardhur në fund pasi nuk po dëshirojnë ta kenë lojtarin edhe edicionin e ardhshëm.
Kësisoj po mendohet largimi i tij gjatë afatit kalimtar të verës.
E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në vendlindjen e tij në Francë ku po e presin krahë hapur skuadrat më të mëdha.
Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, PSG, Olympique Marseille, Monaco dhe ish-skuadra e Benzemas, Lyon po e duan lojtarin.
30-vjeçari mund të pranoj rikthimin në Ligue 1 pasi nuk po kërkohet nga skuadrat tjera të mëdha në kampionatet kryesore evropiane.
PSG dhe Monaco mbetën favoritë për të nënshkruar me lojtarin për arsyeje se mund t’i ofrojnë pagë të lartë.
Benzema kërkon rreth tetë milionë euro pagë ndërsa Marseille dhe Lyon mbetën më mbrapa.
Gjithsesi Reali nga shitja e tij mendon të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/