Telegrafi

Reali nuk gabon para El Clasicos, fiton ndaj Leganes

Gareth Bale në momentin e golin ndaj Leganes (Foto: Getty Images)

Real Madridi ka fituar ndaj Leganes me rezultat 2-1 në La Liga.

Edhe pse Zinedine Zidane kishte pushuar disa nga lojtarët kryesor, Los Blancos arrit të bëjnë një lojë mjaft të bukur.

Goli i parë në takim u shënua nga Gareth Bale në minutën e tetë, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë shënoi edhe Borja Mayoral.

Gareth Bale duke fesutar golin ndaj Leganes në Santiago Bernabeu (Foto: Getty Images)

Në pjesën e dytë Los Blancos u tërhoqën paksa dhe kështu i dhanë mundësi mysafirëve të bëjnë lojë sulmuese.

Darko Brasanac shënoi në minutën e 66-të, ndërsa golin e tentuan edhe Nabil El Zhar dhe Claudio Beauvue.

Gareth Bale ishte një nga lojtarët më aktiv në ndeshjen mes Realit dhe Leganes (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e tretë me 71 pikë, kurse Leganes në pozitën e 16-të me 40 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Barcelonës, ndërsa Leganes pret Levantenes. /Telegrafi/