Real Madridi ka fituar ndaj Leganes me rezultat 2-1 në La Liga.
Edhe pse Zinedine Zidane kishte pushuar disa nga lojtarët kryesor, Los Blancos arrit të bëjnë një lojë mjaft të bukur.
Goli i parë në takim u shënua nga Gareth Bale në minutën e tetë, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë shënoi edhe Borja Mayoral.
Në pjesën e dytë Los Blancos u tërhoqën paksa dhe kështu i dhanë mundësi mysafirëve të bëjnë lojë sulmuese.
Darko Brasanac shënoi në minutën e 66-të, ndërsa golin e tentuan edhe Nabil El Zhar dhe Claudio Beauvue.
Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e tretë me 71 pikë, kurse Leganes në pozitën e 16-të me 40 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Barcelonës, ndërsa Leganes pret Levantenes. /Telegrafi/