Telegrafi

“Reali nuk është PSG” – Gazetari paralajmëron Kylian Mbappen se çfarë e pret në Bernabeu

Gazetari i Le Parisien, Laurent Perrin, ka paralajmëruar Kylian Mbappe, duke thënë se ai nuk do të jetë mbi klubin te Real Madridi siç besohej të ishte te PSG.

Në një deklaratë që mund të shkaktojë disa polemika, Perrin tha se drejtuesit e PSG-së u ‘gjunjëzuan para sulmuesit francez’.

Perrin, natyrisht, aludonte për kontratën e paguar të 25-vjeçarit dhe sakrificat e bëra nga administrata për ta mbajtur atë në klub.

Lexo po ashtu Presidenti i La Ligës paralajmëron Real Madridin rreth Mbappes dhe euforisë rreth tij

Duke folur për situatën e tij në Santiago Bernabeu, megjithatë, Perrin deklaroi për Le10Sport se te klubi spanjoll nuk do t’i gjunjëzohet askush.

“Ai do ta kuptojë shpejt se Reali nuk është PSG. Madje mendoj se ai e njeh situatën prej kohësh”, ka thënë fillimisht Perrin.

Lexo po ashtu Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje

“Në Paris, drejtuesit u gjunjëzuan para tij; ia plotësuan të gjitha kërkesat dhe trajnerët kërkuan ta vendosnin në gjendjen më të mirë të mundshme”.

“Te Reali, Ancelotti do të kujdeset për veten, por nuk do të jetë mbi ekipin”, ka shtuar më tej gazetari francez. /Telegrafi/