Telegrafi

Reali nuk e fton Gareth Balen për Audi Cup

(Foto: Twitter/ Real Madrid C.F.)

Real Madridi nuk e ka ftuar Gareth Balen në kuadër të turneut para sezonal gjerman, Audi Cup.

E ardhmja e uellsianit është e pasigurt pasi që u refuzua oferta e klubit kinez Jiangsu Suning, e cila thuhej se kapte shifrat e 50 milionë eurove.

Zinedine Zidane gjithashtu është pa Thibaut Courtois, i cili do të pushojë për rreth një muaj shkaku i lëndimit ë këmbës së majtë.

Gareth Bale (Getty Images)

Los Blancos do të përballet me Tottenham Hotspur të martën (sot) përpara se të luajnë me fituesin mes Bayern Munichut dhe Fenerbahces, të cilët do të ballafaqohen të mërkurën (nesër) në Allianz Arena në Munich.

Sulmuesi më nuk do të jetë pjesë e skuadrës madrilene dhe po pret ofertat e reja që do ta bindin të lëvizë në ndonjë klub tjetër.

Ndryshe, Reali deri më tani nuk ka shënuar asnjë fitore gjatë fazës përgatitore në SHBA. /Telegrafi/