Site icon Telegrafi

Reali, një pikë larg titullit të 33 të kampionit në La Liga (Foto/Video)

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për titull të kampionit në La Liga.

Madrilenët kanë triumfuar si mysafirë të Celta Vigos me rezultat 4-1, me ç’rast janë shkëputur tre pikë në kreun e tabelës kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezoni në ligën elitare spanjolle.

Los Blancos triumfuar në saje të dy asistimeve të Iscos në drejtim të Cristoano Ronaldos, ku kjo dyshe ishte ndër më meritoret në triumfin e sotëm të Realit, transmeton Telegrafi.

Pas një pasimi të saktë të Iscos, Ronaldo me një goditje të fuqishme të topit prej 20 metrave, realizoi golin e epërsisë.

Po i njëjti tandem ngriti epërsinë e madrilenëve. Isco pasoi saktë te Ronaldo, i cili u gjend përballë portierit dhe mendimin e shtyllës vertikale realizoi golin e dytë pas tre minutave të pjesës së dytë.

Iago Aspas në të 62 minutë u ndëshkua me karton të kuq pasi morri dy kartonë të verdhë.

Kur pritej se Reali do ta ketë shumë lehtë, Celta Vigo shënoi gol në minutën 69 përmes Johhny Guidettit.

Por, një minutë më vonë ‘mbretërit’ e shënuan edhe golin e tretë përmes Karim Benzemas, i cili dërgoi topin në golin e zbrazët.

Në vazhdim të ndeshjes u realizua edhe një gol, ku Toni Kross vulosi rezultatin përfundimtar 4-1 për Realin.

Pas kësaj, Reali merr kreun e tabelës së ligës elitare spanjolle me 90 pikë, tre më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Kujtojmë se Reali xhiron e fundit do ta zhvillojë si mysafirë i Malagas dhe i nevojitet vetëm një pikë për tu shpall kampion i La Ligas ndërsa Barça do të luajë para shikuesve të vetë me Eibarin. /Telegrafi/

https://twitter.com/DanieIafc/status/864921751427440640

https://twitter.com/MundoHincha/status/864935263922991105

https://twitter.com/GUI7HERME2/status/864940381632421889

https://twitter.com/nestorhg7/status/864940599526301696

Exit mobile version