Site icon Telegrafi

Reali në ndjekje të mbrojtësit portugez David Carmo

Real Madridi është duke vazhduar interesimin për mbrojtës, pasi pritet t’i afrojë dy ose tre në verë.

Los Blancos do të bëjë revulucion në mbrojtje, pasi disa nga mbrojtësit aktual pritet të largohen.

Jules Kounde dhe Diego Carlos janë lojtarët favoritë për t’iu bashkuar Realit, por gjiganti spanjoll po shikon edhe mundësi të tjera.

Mbrojtësi portugez, David Carmo është në listën e dëshirave të madrilenëve, pasi ai ka shkëlqyer me Sporting Bragën këtë vit.

21-vjeçari me një gjatësi prej 1,96 centimetra po konsiderohet si ‘Pepe i ri’ në shtetin protugez dhe ka zgjuar interesimin e Los Blancos.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta portugeze A’Bola, Braga do ta lejoj largimin e lojtarit nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove.

Vlen të theksohet se për lojtarin interesim ka shprehur edhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version