Aurelien Tchouameni pësoi një dëmtim fatkeq gjatë fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në ndeshjen e tyre në La Liga .
Si rezultat i kësaj, francezi pritet të jetë jashtë fushës për rreth dy muaj për shkak të një procesi të gjatë rikuperimi.
Tchouameni do të humbasë shumë ndeshje kyçe për Los Blancos, duke i lënë ata me pak opsione në repartin e mesfushës.
Mesfushori francez pritet t’i mungojë madrilenëve rreth dy muaj dhe kjo do të jetë një goditje për Los Blancos.
23-vjeçari do t’i humbas nëntë ndeshje gjithsej, gjashtë në La Liga dhe tre të tjera në Ligën e Kampionëve.
Duelet që do t’i humbas Tchouameni janë kundër Rayo Vallecano, Valencias, Cadiz, Granadas, Real Betis dhe Villarreal në La Liga si dhe ndaj Bragas, Napolit e Union Berlinit në Ligën e Kampionëve.
Rikthimi i tij pritet të bëhet në fund të muajit dhjetor. /Telegrafi/