Real Madridi është i hapur që ta shesë Eden Hazardin në vitin 2021 – raporton Don Balon.
Vlera e futbollistit belg ka thënë në 55 milionë euro, ndërkohë që Los Blancos paguan 100 milionë euro kur e transferuan nga Chelsea në verën e kaluar.
29-vjeçari nuk i ka plotësuar pritshmëritë në Santiago Bernabeu, ashtu që klubi madrilen është duke menduar për opsione të tjera.
Nëse Hazard vazhdon me formën jo të mirë dhe problemet fizike edhe këtë sezon, atëherë do të nxirret në shitje në fund të sezonit.
Anësori i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, konsiderohet si zëvendësues i belgut në rast të largimit të tij. /Telegrafi/