Site icon Telegrafi

Reali lëshon njoftim zyrtar rreth lëndimit të Courtoisit

Real Madridi ka lëshuar njoftim zyrtar rreth lëndimit që pësoi Thibaut Courtois në përballjen miqësore që e zhvilluan ndaj Atletico Madridit në Amerikë.

Los Blancos pësuan humbje të thellë ndaj rivalit lokal në javën e kaluar prej 7-3, ndërsa portieri belg ishte zëvendësuar nga Keylor Navas.

Sipas njoftimit të skuadra spanjolle, Courtois ka pësuar lëndim të shkallës së dytë në kyçin e këmbës.

Lexo po ashtu Courtois i bindur: Unë jam startues te Real Madridi

“Pas testeve të kryera nga departamenti mjekësor i Real Madridit tek lojtari ynë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me një lëndim të shkallë së dytë në kyçin e këmbës së majtë. Shërimi i tij do të shikohet me kujdes nga stafi mjekësor në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Portieri belg në atë përballje pësoi pesë gola vetëm në pjesën e parë, derisa edhe në sezonin e kaluar kishte paraqitje për t’u harruar. /Telegrafi/

Exit mobile version