Telegrafi

Reali lë pas Unitedin dhe Barcelonën

Manchester United ka konfirmuar se ka pasur afro 570 milionë euro të ardhura gatë sezonit 2015/2016.

Por, në një artikull të publikuar nga “Mirror”, thuhet që Real Madridi e ka tejkaluar këtë shifër.

Sipas gazetës prestigjioze britanike, të ardhurat e Real Madridit sezonin që lamë pas ishin 620 milionë euro, shifër kjo që u rrit edhe nga përfitimet financiare pas triumfit në Ligës së Kampionëve.

Pas Realit e Manchester United, në këtë listë ndodhet Barcelona me afro 550 milionë euro të ardhura sezonale.