Telegrafi

Reali kryen detyrën, merr pikët në përballjen ndaj Bilbaos

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi është mjaftuar me një gol në sfidën ndaj Athletic Bilbaos të zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Los Blancos e filluan mirë takimin duke rrezikuar në disa raste përmes Karim Benzema, Toni Kroos e Marco Asensio.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të, Luka Modric shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri për të asistuar  te Karim Benzema dhe ky i fundit e futi në rrjetë.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Në pjesën e dytë, mysafirët patën disa raste për t’i barazuar shifrat, mirëpo vendasit u treguan të vëmendshëm duke e mbrojtur rezultatin.

Kjo fitore e forcon Real Madridin në krye të tabelës me 36 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Athletic Bilbaos mbetet në pozitën e tetë në renditje me 20 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/