Site icon Telegrafi

Reali kërkon shërbimet e Nicolo Zaniolos

Nicolo Zaniolo (Foto by Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Real Madridi tashmë ka bërë transferimin e parë pas rikthimit të Zinedine Zidane – madrilenët transferuan Eder Militaon.

Sipas të përditshmes sportive “AS”, futbollisti nuk është i vetmi që skautët madrilen e kanë vështruar gjatë takimit mes Portos dhe Romës.

Los Blancos kanë ndjekur për së afërmi edhe mesfushorin me tipare sulmuese të romakëve, Nicolo Zaniolon.

Nicolo Zaniolo (Foto by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Futbollisti 19-vjeçar ka pasur paraqitje fantastike këtë sezon në ligën elitare italiane, duke shënuar katër gola në 26 paraqitje prej kohës që arriti nga Interi, si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Radja Nainggolan.

Gazeta shpjegon se ata e shohin atë si një sulmues dhe mund të bëjnë një ofertë këtë verë pasi drejtori sportiv Monchi – i cili u largua nga romakët një javë më parë – ‘bllokoi’ transferimin gjatë janarit.

Lexo po ashtu Roma pret ofertat e Cityt e Realit për Zaniolon

Ndryshe, Reali ka paralajmëruar edhe disa transferime gjatë afatit kalimtar të verës si pjesë e projektit “Galaktikët II”. /Telegrafi/

Exit mobile version