Telegrafi

Reali kërkon mbrojtësin nën pronësi të Cityt, Pedro Porro

Manchester City dy vite më parë kishte bërë një investim të mirë, pasi nënshkruan me mbrojtësin spanjoll Pedro Porro.

Gjiganti anglez kishte transferuar mbrojtësin e djathtë spanjoll për 12 milionë euro, por Porro ende nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare me Cityn.

Ai fillimisht u huazua te Real Valladolid, derisa këtë vit po shkëlqen si i huazuar tek gjiganti portugez Sporting Lisbona.

Falë paraqitjeve të mira, Porro është bërë edhe pjesë e Kombëtares së Spanjës, por është edhe në listën e transferimeve të Real Madridit.

Los Blancos do ta largojnë Alvaro Odriazolan në verë dhe e shohin Porron si zëvendësuesin adekuat të tij.

21-vjeçari mund të transferohet në Santiago Bernabeu, nëse Los Blancos shpenzojnë 25 milionë euro për të.

Vlen të përmendet se këtë edicion, Porro në 34 paraqitje ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/