Telegrafi

Reali ka një skuadër që po plaket, si mund të duket ekipi i ri i Los Blancos

(Foto: Getty Images/AS)

Edhe pse fokusohet në të tashmen, Real Madridi vazhdimisht punon për ndërtimin e skuadrës së të ardhmes dhe e ka planin se si mund të duket ekipi në pesë vitet në vijim.

Aktualisht, Los Blancos kanë një skuadër që po plaket. Shtatë lojtarë i kanë kaluar të tridhjetat. Luka Modric (34 vjeç), Sergio Ramos (33 vjeç), Karim Benzema (32 vjeç), Marcelo (31 vjeç), Gareth Bale (30 vjeç), Toni Kroos (30 vjeç) dhe Nacho (30 vjeç).

Këtu mund ta përfshijmë edhe Eden Hazardin, i cili ka bërë dy ndërhyrje kirurgjike në nyje dhe është pranë të tridhjetave.

Ferland Mendy (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në Santiago Bernabeu janë duke punuar në plan afatmesëm dhe afatgjatë, ku janë përfshirë edhe lojtarët e rinj që i kanë në skuadër dhe lojtarët që mund të largohen për shkak të moshës dhe mosefikasitetit.

Mbrojtësit e krahut, Achraf Hakimi (21 vjeç) dhe Ferland Mendy (24 vjeç), janë premtues për të ardhmen. Raphael Varane (26 vjeç) do të vazhdojë të jetë në qendër të mbrojtjes edhe disa vite, derisa Casemiro (28 vjeç) ka akoma energji për të qenë motori i skuadrës.

Fede Valverde (21 vjeç) ka qenë fantastik këtë sezon, derisa Martin Odegaard (21 vjeç) pas huazimeve në disa skuadra, pritet të jetë i gatshëm për të luajtur për Realin.

Federico Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sulmi është problemi kryesor për t’u zgjidhur. Vinicius Junior (19 vjeç) do të jetë në formën e tij më të mirë në vitet në vijim. Ndërsa në strategjinë e transferimeve ndodhet emri i Kylian Mbappe (21 vjeç) që ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022.

Pozitën e qendërsulmuesit në vitet e fundit e kanë mbuluar Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ndërsa klubi duhet të bëjë zgjidhje për të ardhmen. Erling Haaland (19 vjeç) është një emër i përfolur, i cili mund të largohet nga Borussia Dortmundi në vitin 2021 për 75 milionë euro në pazë të një klauzolë në kontratën e tij.

Njëherësh, në skuadrën që e posedon reali, ka shumë lojtarë të rinj me potencial që mund të jenë pjesë e të ardhmes së Mbretërve. /Telegrafi/

(Foto: AS)