Telegrafi

Reali ka fituar më së shumti penalti? Statistikat tregojnë se Barca ka më shumë! (Foto)

Ditë më parë ka filluar një luftë e re fjalësh mes futbollistëve të Barcelonës dhe Real Madridit.

Gerard Pique ditë më parë kishte deklaruar se madrilenët po ndihmohen me anë të penaltive.

Por, sot portali më i madh sportiv në botë Goal.com ka nxjerrë një statistikë mjaft interesante sa i përket pretendimeve të futbollistit spanjoll, transmeton Telegrafi.

Duke referuar statistikave të këtij portali, del që Barcelona ka marrë 47 penalti ndërsa kundër tyre janë gjykuar 34 sosh në pesë vjetët e fundit.

Lexo po ashtu Real Madridi thyen rekordin 73 vjeçar të Barcelonës

Rivali i përbetuar i kataloansve, Reali ka fituar 44 penalti ndërsa në kurriz të tyre janë referuar 22 goditje prej vijës së bardhë.

Vlen të theksohet se Real Sociedadi ka fituar më së paku penalti 19 ndërsa lojtarët e Valencias kanë shkaktuar më së shumti 35. /Telegrafi/