Telegrafi

Reali interesohet për shërbimet e Ruizit

Real Madridi është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas asaj që raporton Diario Goal, Los Blancos tentojnë ta transferojë mesfushorin që po shkëlqen në këtë fillim sezon te skuadra italiane.

Madrilenët dështuan ta transferojnë Paul Pogban në verë nga Manchester United, ndërsa  në janar do të tentojnë ta transferojnë anëtarin e Napolit.

Fabian Ruiz vs Liverpool

Vlera e 23-vjeçarit aktualisht në tregun e transferimeve është 60 milionë euro, mirëpo Reali është i interesuar që ta shkëmbejë atë me James Rodriguezin.

Lexo po ashtu Abidal e shikon nga afër lojën e Ruizit dhe Koulibayt - tenton transferimin e tyre te Barcelona

Në garë për transferimin e Ruiz është edhe Barcelona, e që do të jetë një garë e nxehtë mes të dyja klubeve nga La Liga.

Napoli aktualisht kërkon 80 milionë euro nga shitja e mesfushorit, por shumë lehtë mund ta pranojë edhe ofertën e skuadrës nga qyteti i Madridit. /Telegrafi/