Telegrafi

Reali interesohet për Koscielnyn

Skuadra e Real Madridit po interesohet për transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny.

Nëse Los Blancos do ta humbasin Raphael Varanen, atëherë Koscielny do ta zëvendësoj atë në Madrid.

Kështu raportojnë mediat spanjolle sipas të cilave trajneri, Zinedine Zidane e pëlqen mjaftë mbrojtësin francez.

Gjithashtu është raportuar se në radarin e kampionit evropian është edhe mesfushori francez, Dimitri Payet. /Telegrafi/