Telegrafi

Reali insiston për transferimin e Pau Torres

Real Madridi e ka prioritet ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

Los Blancos pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në prapavijë, derisa largime të shumta do të ketë nga skuadra.

Sergio Ramos, Raphael Varane e Eder Militao janë tre lojtarët që pritet të largohen nga Santiago Beranbeu gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi i Spanjës synon të përforcohet në radhët e mbrojtjes me mbrojtësin spanjoll Pau Torres që po shkëlqen me Villarealin.

Marca ka raportuar se Torres është top prioritet i madrilenëve për repartin defensivë, së bashku me Jules Kounden e Sevillës.

Për të arritur deri tek qendërmbrojtësi spanjoll, Reali do të duhej të shpenzonte rreth 50 milionë euro.

Vlend të përmendet se interesim për spanjollin kanë shfaqur edhe Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester United. /Telegrafi/