Telegrafi

Reali insiston për Baccan

Carlos Bacca është njëri nga lojtarët më të mirë këtë edicion te Milani.

Sulmuesi kolumbian i vetëm ka mbajtur shpresë gjasat e Milanit për një vend në Evropë, falë golave të tij.

Por Milani mund të mbetet pa ‘bomberin’ e saj pasi ai është bërë cak i Real Madridit.

Ish-sulmuesi i Sevillës pëlqehet shumë nga Zinedin Zidane i cili e dëshiron si zëvendësim të Benzemas.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se për ta bindur Milanin të heqë dorë nga ylli i saj, Real Madrid duhet të ofrojë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/