Telegrafi

Reali humb nga CSKA në Bernabeu, vazhdon në fazën tjetër si i pari i grupit

Isco në ndeshjen kundër CSKA-s (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka pësuar humbje befasuese, por të parëndësishme nga CSKA Moska me rezultat 0-3 në Santiago Bernabeu.

Los Blancos përkundër kësaj humbje ata përfundojnë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vendin e parë.

Ndeshja filloi me shumë shans të Realit, por spanjollët nuk kishin fat dhe konkretizim para portës kundërshtare.

Festa te goli i Fyodor Chalov në Bernabeu (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Kështu mysafirët shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me anë të Fedor Chalov (37′) dhe pastaj me Georgi Schennikov (43′).

Edhe në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta histori, golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Amor Sigurdsson në minutën e 73-të.

Vinicius Junior gjatë një aksioni të ndeshjes Real-CSKA (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kështu Real Madridi e përfundon Grupin G në vendin e parë me 12 pikë dhe vazhdon në fazën e eliminimit direkt ashtu si Roma nga pozita e dytë me nëntë pikë.

Ligën e Evropës nga vendi i tretë shkon Plzen me shtatë pikë, kurse CSKA Moska e fundit me shtatë pikë.

Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës spanjolle do mësohet me anë të shortit. /Telegrafi/