Telegrafi

Reali i hapur ta huazojë anësorin Gareth Bale

Gareth Bale (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është i gatshëm që ta lëshojë në huazim anësorin Gareth Bale, pasi nuk po gjen ndonjë klub që mund të shpenzojë aq sa kërkojnë mbretërit për të.

Marca raporton se uellsiani nuk bën pjesë në planet e Los Blancos në sezonin e ardhshëm, prandaj dëshirojnë ta largojnë nga Santiago Bernabeu.

Gareth Bale (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, duke qenë se klubet e interesuara hezitojnë të shpenzojnë shuma të majme për të, atëherë në opsion është huazimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gareth Bale

Manchester Unitedi dhe ish-klubi i Bale, Tottenham Hotspur, dëshirojnë ta kenë në skuadër 29-vjeçarin.

Padyshim se mundësia e huazimit do t’i inkuadrojë në garë edhe disa klube të tjera. /Telegrafi/