Mesfushori i talentuar spanjoll, Marc Roca ka qenë shumë pranë transferimit te Bayern Munich.
Por ka qenë e përditshmja gjermane Bild që ka raportuar se në fund Bayerni ka hequr dorë për të nënshkruar me talentin spanjoll.
Garës për t’i fituar shërbimet e tij i është shtuar edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.
Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe në rast se nuk arrijnë te Pogba, atëherë do ta transferojnë Rocan në Santiago Bernabeu.
Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e Realit kanë pasur tanimë një takim me homologët e Espanyolit për lojtarin.
22-vjeçari shihet si pasardhësi i Luka Modricit te Real Madridi dhe kampionët e shumëfishtë të Spanjës janë gati të paguajnë klauzolën e tij.
Klauzola e largimit të Rocas nga Espanyoli është 40 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për Realin.
Reprezentuesi i Spanjës U21 ka tri vite në ekipin e parë të Espanyolit ku ka zhvilluar 79 takime, duke shënuar një gol e duke asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/