Telegrafi

Reali i gatshëm ta kthejë Morattan

Real Madridi është afër marrëveshje me sulmuesin e Juvejtusit, Alvaro Moratan.

Spanjolli prej kohësh është i lidhur me kthimin në Madrid, dhe siç raportojnë mediat spanjolle, “Los Blancos” janë afër marrëveshjes me lojtarin, i cili po bën një sezon mjaft të mirë me kampionët e Italisë.

Morata kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë Arsenalin, por duket se lojtari sërish do të vesh fanellën e gjigantit spanjoll.

Raportohet se Real Madridi është gati t’i investojë 30 milionë euro për rikthimin e spanjollit në “Bernabeu”. /Telegrafi/