Site icon Telegrafi

Reali, gati të provojë përsëri për Lewandowskin

during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium.

Gjiganti spanjoll, Real Madridi nuk e kanë ulur interesimin e tyre ndaj sulmuesit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka kohë që e ka admiruar reprezentuesin e Polonisë, para se ai të largohet nga Borussia Dortmund për Bayernin.

Sipas gazetës spanjolle Marca, polaku Lewandowski është kthyer përsëri në agjendën e presidentit Perez.

Lexo po ashtu Lewandowski vazhdon të mbetet në radarin e Realit

Kësaj radhe, Perez ka edhe mbështetjen e trajnerit Zinedine Zidane, i cili ka nevoja për përforcime të reja në skuadër.

Lewandowski duke festuar një gol në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Me sulmin e Realit në nevojë për rinovim, Perez po shqyrton tani mundësinë e tundimit të Bayernit me një ofertë për Lewandowskit.

Dhe një veprim i tillë do të mund të vazhdonte me sulmuesin që është i zemëruar me menaxhimin e Bayernit këtë sezon me dy shpërthime që kritikonin politikën e transferimeve të klubit.

Lexo po ashtu Lewandowski kritikon përsëri drejtuesit e Bayernit për politikën e transferimeve

Mediumi spanjoll sugjeron që Perez kërkon inkurajim nga kampi i Lewandowskit gjatë javëve të ardhshme pasi ai gjithashtu ka një marrëveshje në gatishmëri për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Në listën e dëshirave të Presidentit të Mbretërve janë edhe Harry Kane i Tottenhamit, Sergio Aguero i Manchester Cityt dhe Paulo Dybala i Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version