Telegrafi

Reali fiton me vështirësi ndaj Celta Vigos (Video)

Real Madridi ka mposhtur në shtëpi Celta Vigon me rezultat 2:1.

‘Los Blancos’ janë treguar edhe njëherë të saktë, duke mposhtur Celta Vigon, edhe pse me shumë vështirësi.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes me mungesat e theksuara të Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzeman e patën shumë të vështirë të gjejnë golin e parë.

Kjo pasi, pjesa e parë ishte shumë e barabartë duke përfunduar pa gola.

‘Mbretërit’ gjetën golin e epërsisë vetëm në minutën e 60-të me anë të sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili u gjend mirë pas topit të kthyer nga goditja e Asensios.

Pas kësaj, Reali si fitoi paksa komoditet, por gaboi, pasi Celta Vigo e ndëshkoi vetëm shtatë minuta më vonë, pra në minutën e 67-të me anë të një supergoli të shënuar nga kiliani Fabien Orellana.

Reali nuk u pajtua me barazimit dhe u hodh në sulm me të gjithë artilerinë, ku edhe gjeti golin e epërsisë në minutën e 81-të me anë të Toni Kroos, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca.

Në minutat në vazhdim, Reali u tregua shumë e sigurt, duke mos lejuar befasi dhe duke shënuar fitore shumë të vlefshme në fund. /Telegrafi/