Real Madridi ka fituar me shumë mund ndaj Malagas me rezultat 3-2, në një ndeshje ku mysafirët dy herë kanë arritur ta barazojnë rezultatin.
Djelmoshat e Zinedine Zidanes i janë kthyer fitoreve në La Liga pas barazimit ndaj Atletico Madridit, pasi kanë mposhtur Malagan në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të La Ligas.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë, ku Karim Benzema shënoi nga afërsia për 1-0 pas një topi të kthyer nga transversalja e goditur me kokë nga Cristiano Ronaldo.
Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen shpejt në lojë duke shënuar në minutën 18-të për 1-1 me anë të sulmuesit Diego Rolan, i cili u shërbye nga Keko.
Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 21-të ishte braziliani Casemiro që shënoi me kokë për 2-1 pas asistimit të Toni Kroos dhe me këtëe rezultat skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, futbollistët e Malagas arritën të kthehen përsëri në lojë duke barazuar në minutën e 58-të me anë të Chory Castro, i cili shënoi për 2-12.
Pas këtij barazimi Mbretërit sulen në sulm me të gjitha forcat dhe arritën të gjejnë golin e tretë në këtë ndeshje me anë të yllit të skuadrës, Ronaldo.
Sulmuesi portugez humbi penalltinë në minutën e 76-të, por shënoi nga topi i kthyer dhe vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-2.
Pas kësaj fitore, Reali renditet në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Malaga në vendin e 18 me shtatë pikë. Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Athletic Bilbao, ndërsa Malaga e pret në shtëpi Levanten. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9wZ1XGHUa_0&feature=player_embedded
https://twitter.com/_r0d0/status/934460846889226240