Ashtu edhe siç pritje, Real Madridi arriti fitore si mysafir i Malagas në La Liga me rezultat 1-2.
Edhe pse trajneri Zinedine Zidane kishte pushuar lojtarët kryesorë, Los Blancos fituan pa ndonjë problem.
Pas disa shanseve, Reali arriti të shënojë me anë të Iscos në minutën e 29-të, ku spanjolli shënoi nga gjuajta e lirë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe goli i vetëm u shënua nga Casemiro në minutën e 63-të pas asistimit nga Isco. Në minutat shtesë sa për statistika për vendasit shënoi edhe Diego Rolan.
Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë me 67 pikë, katër më pak se Atletioco dhe 15-të se Barcelona.
Malaga vazhdon e fundit në La Liga me 17, duke u pajtuar kështu me rënien nga liga elitare spanjolle.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Madridi është ndaj Athletic Bilbaos, kurse Malaga udhëton te Levante.
Por, vlen të theksohet se gjithë fokusi i Real Madridit është Liga e Kampionëve dhe ndeshja në gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut. /Telegrafi/
https://twitter.com/_RIZmadridista/status/985600252085395456
https://twitter.com/RealMadridLeb/status/985612038725566468