Telegrafi

Reali fiton ndaj Leganes në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey (Video)

Real Madridi ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë të çerekfinales së Copa del Rey në udhëtimin e tyre te Leganes.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Mbretërit, por edhe përkundër rasteve dështuan ta gjejnë golin e epërsisë.

Rasti më i mirë në këtë rast ishte ai i Mateo Kovacic (35′), por kroati humbi i vetëm përball portieri dhe skuadrat shkuan pa gola në pushimin mes dy pjesëve.

Reagimi i Kovacicit pas rastit të humbur (Getty Images)

Në pjesën e dytë u luajt futboll më i barabartë nga të dyja skuadrat, me Leganes që u ringjall dhe arriti të rrezikoj në disa raste.

Rastet më të mira në këtë pjesë ishin Jose Naranjo (57′), Nordin Amrabat (70′), Lucas Vazquez (72′) dhe Claudio Beauvue (75′), por shifrat mbetet në pandryshuara.

Daniel Ceballos gjatë një aksioni (Getty Images)

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e fundit të ndeshjes dhe u shënua nga Marco Asensio, i cili shënoi një gol të bukur duke ia siguruar fitoren Realit me rezultat 1-0.

Kështu, pas 90 minutave lojë në stadiumin Municipal de Butarque takimi i parë i çerekfinales përfundoi me fitore 1-0 të Real Madridit.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet pas një jave, me datë 24 janar. /Telegrafi/