Telegrafi

Reali fiton me dy penallti në udhëtim ndaj inferiorëve të Fuenlabrada (Video)

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë të 1\16-të së Copa del Rey apo Kupës së Mbretit ndaj Fuenlabradas me rezultat 2-0.

Zinedine Zidane kishte filluar ndeshjet me futbollistë të rinj, duke iu dhënë hapësirë atyre që kishin luajtur më pak, teksa nuk kishte ftuar asnjërin nga yjet e skuadrës.

Megjithatë, kjo i doli lëvizje me mend trajnerit francez, i cili fitoi pa vështirësi në ndeshjen e tyre të parë në udhëtim te skuadra inferiore.

Pjesa e parë e takimit u dominua e gjitha nga Mbretërit që sulmuan pareshtur, por që nuk arritën të gjejnë golin e epërsisë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Festa e Asensios pas golit të epërsisë

Në pjesën e dytë, ndryshoi gjithçka dhe Reali arriti të shënoj dy gola për të siguruar fitoren, e cila i sheh me një këmbë në çerekfinalet e Kupës së Mbretërit.

I pari që shënoi ishte Marco Asensio, i cili në minutën e 63-të ishte i saktë nga penalltia për të kaluar skuadrën në epërsi 1-0.

Të rinjtë e Realit kryen detyrën e dhënë nga Zidane

Reali shënoi edhe golin e dytë nga penalltia, ku në minutën e 79-të ishte Lucas Vazquez që u tregua i saktë dhe shënoi për 2-0 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Në këtë ndeshje pati dy kartonë të kuq, për dy skuadrat nga një, ndërsa deshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet pas një muaji në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’. /Telegrafi/